Në çka po shpreson Alban Ramosaj?!

By

Se Alban Ramosaj dhe dashuria nuk i kanë punët aq mirë me njëra-tjetrën kjo nuk është vështirë për t’u kuptuar.

Këtë ai e reflekton në projekte muzikore, postime në rrjete sociale dhe forma të tjera të paraqitjeve publike ku nuk ngurron të komentojë shpesh edhe të historinë e hidhur të dashurisë me Aurorën.

Por duket se Albanit po i pëlqen idea e një fillimi të ri.

Në një letër të pranuar teksa pi kafe, mesazhin e një njohjeje të re këngëtari simpatik e ka mirëpritur.

‘Hajt ishalla’ – ka qenë mbishkrimi mbi fotografinë e ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Për Albanin pas të cilit ‘çmenden’ shumë vajza sidomos tash pas famës, njohja me dikë nuk do të jetë ndonjë problem i madh. Shpresojmë për të duhurën… /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm