‘Si ai’ mban emrin produkti i fundit nga këngëtarja Samanta Karavella e cila me çdo projekt që po vie po sjell risi në tregun tonë muzikor.
Kënga e fundit i takon stilit reggae, e që të themi të vërtetën i shkonte mjaft shumë asaj.
Por para lansimit të këtij projekti Karavella u morr me disa punë tjera teksa u nis drejt Amerikës ku qëndroi pothuajse 2 javë atje.
Nëpër media qarkulluan lajme se vizita në fjalë ishte vetëm në kuadër të vizitës familjare por kjo gjë nuk ishte e gjitha.
Se cilat janë arsyet tjera të vizitës në kontinentin Amerikan mund t’i kuptoni në storien e përgaditur nga gazetarja jonë Maki Bajrami. /Prive.al/