Për 10 vjet shtet: Adelina Ismaili viziton varrin e Rugovës dhe Prekazin

By

Kthimi i saj në Kosovë, e gjeti për 10-të vjetorin e shtetit në vendlindjen e saj.

Adelina Ismaili, në këtë ditë të rëndësishme për vendin, ka vizituar me familjen e saj dy vende që kanë domethënie historike.

Në dekadën e parë të shtetit, këngëtarja Ismaili e shoqëruar nga bashkëshorti Vali dhe djali Uliksi, e ka nderuar Presidentin Ibrahim Rugova duke bërë homazhe te varri i tij e po ashtu, edhe memorialin e Jasharajve në Prekaz.

“Urime 10 vjet shtet Kosovë, të falemi ty nga Velania e Ibrahim Rugovës deri tek Prekazi i Adem Jasharit”, ka shkruar Adelina, në profilin e saj në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm