Në vazhdën e projekteve që po publikohen në prag të sezonit veror, këtë pasdite ka ardhur edhe dueti i paralajmëruar mes Diona Fonës dhe Majkit.
Kënga titullohet “Po pi” dhe është punuar nga Cricket.
Melodia dhe teksti mbajnë vulën e Majk dhe Mumës teksa projekti është i plotësuar edhe me aspektin vizual e atë të koreografisë.
Në minutat e parë nga publikimi, komentet kanë qenë shumë pozitive.
Dëgjojeni dhe na thoni a po ju pëlqen edhe juve.