Të premten është lançuar kënga ‘Fustani kuq’ që këtë herë vjen në bashkëpunim nga dy këngëtarë brenda familjes.
Laura dhe Albert Radi janë bërë bashkë për të parën herë në muzikë e ky duet po jep edhe frutet e para.
Për Albertin ky është bashkëpunimi i parë, pas këngës debutuese ‘Mbeta Gjallë’ që mori një përkrahje të madhe edhe nga artistë të njohur të skenës.
Përtej kësaj, Alberti ka nisur punë për këngën e tij të dytë solo.