Dokumentari “Human: The World Within”, ka rezultuar një ndër më të ndjekurit dhe të suksesshmit e këtij viti në gjigandin mediatik “Netflix”, që transmeton pamje të Pazarit të Ri të Tiranës në platformën digjitale botërore.
Në serinë e tretë të episodit me 6 pjesë, “Fuel” (Energjia) shfaqen mes shumë qendrash të mëdha nga gjithë bota edhe pamje të Pazarit me ushqimet tradicionale dhe të shumëllojshme, që janë në thelb të kësaj serie të dokumentarit.
“Njeriu: Bota Brenda” është një serial dokumentar që kombinon detaje të mahnitshme shkencore dhe reflektime personale rreth asaj se si funksionojnë trupat tanë, njofton tvklan. Nga sistemi nervor deri te rrahjet e zemrës, trupi është një univers i madh qelizash, procesesh biologjike dhe sistemesh të fshehura. “Human: The World Within” eksploron universin e jashtëzakonshëm që është brenda trupit për të zbuluar biologjinë që të gjithë njerëzit ndajnë: zemrën, trurin, sytë, gjakun dhe lotët.
E teksa “Fuel” (Energjia) zbulon fabrikën që e kthen ushqimin në energji përmes përvojave të një hindu më të shpejtë, një vrapues ultramaratonë Navajo, një vajze të re që mundi alergjitë ushqimore dhe një fermeri Haitian.