Koncerti i fundvitit në Vienë është ngjarja më e madhe e muzikës klasike , ky koncert daton që nga viti 1939 dhe mbahet në ditën e parë të vitit, më 1 janar në sallën e artë të Musikverein të Vjenës.
Në mesin e muzikantëve më të mirë të muzikës klasike, ne kemi dhe ‘përfaqësuesin’ tonë violinistin kosovarë, Shkëlzen Doli i cili është pjesë e kastit të artistëve që interpretojn në këtë koncert.
Ai është edhe një arsye më shumë, për të gjithë ne që festivalin e fillimvitit në Vienë ta shijojm dhe më shumë.
Por përveçë sukseseve të tij personale, Doli do të sjellë tingujt e muzikës, e magjinë e koncertit të fillimvitit të Vienës në kryeqytetin shqiptar në Tiranë.
Ai dhe Ansambli i filharmonis së Vienës pritet të vijnë me një koncert madhështor në Tiranë më 2 janar një ditë pas atij të Vienës.
Koncerti është një frytëzim dhe shembull për të gjithë artistët që kanë një karrierë të sukseshme jashtë vendit, duke i ftuar për të kontribuar në jetën artistike të vendit të tyre. /Prive.al/