Prej disa javësh, DJ Geek dhe Dafina Zeqiri janë në fokus të mediave.
Prive.al raportoi e para për krizën në marrëdhënien e tyre e cila duket se u tejkalua pjesërisht.
Përkundër se edhe së fundmi pati raportime për ndarje definitive, raporti mes dyshes mbetet në një gjendje “pezull”.
E në këtë situatë krize e paqartësie, DJ Geek ka vendosur të tregohet “korrekt”.
Ai ka ndarë jo një por plot dy herë në profilin e tij këngën e re të Dafinës.
Në aspektin profesional, ata do jenë bashkë, për aq kohë sa një gjë e tillë do jetë e mundur për punën në ekip, të ndarë krejtësisht nga personalja. /Prive.al