Që një kohë të gjatë Selena i ka munguar skenës së filmit dhe muzikës. Kjo mungesë erdhi si pasojë e komplikimeve shëndetësore të artistes. Ajo vuan nga një sëmundje e rrallë Lupus e që në vitin 2017 ajo iu nënshtrua një transplanti veshke. Po ashtu ka disa kohë që ajo doli nga një lidhje me këngëtarin kanadez The Weeknd, lidhje kjo që zgjati 10 muaj.
Mirëpo për fansat e Selena Gomez ka lajme të mira. Artistja u pyet për planet e saj për një album të ri, dhe konfirmoi se albumi i saj i radhës vetëm sa është përfunduar.
“Po! Më në fund albumi I ri përfundoi…Kjo është e gjitha.” tha këngëtarja duke mos dashur të zbulojë më tepër detaje. /Prive.al