Ata tashmë kanë një bekim në jetën e tyre dhe ai është Zëri, vogëlushi një muajsh i reperit Gjiko dhe gruas së tij, Elita Rudit.
Ky është edhe fëmija i tyre i parë, pasi ata janë martuar në shtator të vitit të kaluar me një ceremoni madhështore në Prishtinë.
Dhe Zëri sot ka mbushur një muaj jetë ndërsa këtë familja e kanë celebruar duke dalë për drekë bashkë.
E sigurisht, pasditja e çiftit do ketë qenë e mbushur me ëmbëlsi nga Zëri i cili është një bebush tejet simpatik.
Është Gjiko ai që ka ndarë një fotografi të Elitës me të birin, ku ajo shihet duke e vënë në gjumë. /Prive.al