Reperja kosovare Loredana Zefi, e ka publikuar këngën e saj të radhës.
Ky projekt i saji vjen solo, pasi që të fundit ajo e publikoi në duet me bashkëshortin e saj Mozzik.
Pas “Romeo & Juliett”, Loredana ka lansuar këngën “Labyrinth”, një projekt publikimi i të cilit u shoqërua edhe me shumë zhurmë.
Reperja muajin e kaluar, ishte shënjestër mediatike pasi që akuzohet se nën lajthitje e mashtrim, ka arritur t’ua marrë 700 mijë franga një çifti rreth të 50-tave në Zvicër.
Megjithatë, rreth Loredanës ende prokuroria zvicerane po heton, dhe ajo s’është shpallur fajtore.
Kënga e saj e re edhe kësaj here, u dedikohet parave dhe jetës luksoze e klipi është xhiruar në Kosovë, ndërsa përmbajtja është tejet interesante.
Ndiqeni në linkun më poshtë: