Pas raportimeve se i fejuari po e tradhton – Flet më në fund Jennifer Lopez

By

Nëse nuk e keni ditur, muajin e kaluar, Alex Rodriguez, i fejuari i këngëtares e aktores Jennifer Lopez, u akuzua për tradhti ndaj lëngëtares nga një ish lojtar bejsbolli.

Çifti sapo ishin fejuar dhe po i shijonin ditët me romancë, kur në media shpërtheu kjo çështje, ndërsa Lopez s’ka thënë asnjë fjalë deri më tani.

“Nuk ka rëndësi çfarë është thënë. Unë e di cila është e vërteta. Unë e di kush është ai, e ai e di kush jam unë”, ka thënë gjatë një interviste në Breakfas Club Power në një radio në SHBA, Jennifer Lopez.

“Ne jemi të lumtur. Nuk do i lejojmë njerëzit e tjerë që të na e tregojnë se cila është lidhja jonë”, ka thënë këngëtarja.

Ajo i ka mohuar të gjitha thashethemet për tradhti nga i fejuari.

Artikuj të ngjashëm