Me punë apo për shëtitje, njëri ndër vendet e preferuara të këngëtares Era Istrefi mbetet New Yorku.
Këngëtarja ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, menjëherë pasi kënga e saj e re në bashkëpunim me Will Smith e Nicky Jam, u publikua edhe me klip. Kjo këngë është Himni i Kampionatit Botëror të Futbollit, që këtë vit mbahet në Rusi.
Era duket se e ka fort për qejfi New Yorkun, sa ka shkruar që i kishte munguar shumë ky qytet tejet dinamik e i zhurmshëm i SHBA-së.
Në hotelin ku po qëndron, ajo është pritur ngrohtë nga stafi me një shishe shampanje e një letër mirëseardhjeje. Megjithatë, ajo nuk ka sqaruar në ka shkuar në New York për punë apo për qejf. /Prive.al