Muaj më parë, mediat amerikane raportuan për arrestimin e aktorit të njohur Luan Bexheti.
Ai bashkë me dy të tjerë u përballën me akuzat e gjyqësisë federale për zhvatje dhe obstruksione ndaj drejtësisë, sipas akuzës.
Rasti buron nga një borxh për lojërat e fatit që një pronar restoranti i kishte grumbulluar Bexhetit në vitin 2017
Të tre të dyshuarit u deklaruan të pafajshëm dhe u liruan me garanci në gjyqet e tyre në gjykatën federale të Bruklinit në maj.
Pas këtij episodi me drejtësinë, Bexheti i cili shquhet për disa role në filma të njohur, po vjen me një projekt të ri.
Bëhet fjalë për një projekt me John Alite nën regjinë e Izer Aliut.
Filmi do trajtojë mafian por do jetë në zhanrin e komedisë.
Detajet e tjera do të bëhen të ditura së shpejti. /Prive.al