Pas afro dy vitesh pauzë, Beatrix Ramosaj po rikthehet me projekt të ri!

By

Këngëtarja e re e mjaft e talentuar, Beatrix Ramosaj, kohëve të fundit muzikën, atë për të cilën u bë e njohur e la në plan të dytë duke u fokusuar në gjëra tjera që për të ishin primare këtë periudhë.

‘Dhoma 609’, ishte edhe projekti i fundit me të cilin u paraqit këngëtarja në festivalin Top Fest të vitit 2015.

Që nga ajo periudhë Trixa nuk u pa më duke nisur ndonjë projekt të ri teksa një gjë të tillë pritet ta bëjë së fundmi pasi ajo u pa në një studio inçizimi duke paralajmëruar se diçka e re po vjen.

Të lumtur natyrisht nga ky lajm mbetën fansat e saj që edhe pse në mos aktivitet i qëndruan besnik asaj duke e ndjekur hap pas hapi në çdo aventurë që ndërmerrte ajo. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm