Bashkëshorti i Angela Martinit, biznesmeni rumun Dragos Savulescu tash e një kohë është zhdukur nga ‘radarët’.
Ai po kërkohet me urdhër arrest si i dënuar me 5 vite burg në vendin e tij të origjinës për një skemë të tjetërsimit të pronave në bregdet, veprim i cili i ka shkaktuar shtetit rumun dëme në vlerë prej 28 milionë eurosh.
Vetëm pak ditë më parë, konkretisht me 10 Shkurt, mediat e shtetit rumun raportuan sërish për urdhër arrestin ndërkombëtar të lëshuar për Saluvescun për të vuajtur dënimin e shqiptuar nga gjykatat.
Por, as kjo gjendje e jashtëzakonshme nuk po e ndan rumunin nga gruaja e tij, bukuroshja shqiptare Martini.
Kjo të paktën është lënë të kuptohet nga postimi i fundit i saj ku shfaq dorën e saj dhe të Dragos teksa plotësojnë dy pjesët e zemrës të tatuazhit që e bënë në Prill të vitit 2016.
Vetëm pak para këtij postimi në InstaStory, bukuroshja, vetëm, është shfaqur nga Milano i Italisë duke ngritur pikëpyetjen – mos gaboi me postimet që potencialisht ekspozojnë vendndodhjen e bashkëshortit ndaj të cilit ka urdhër arrest? Përgjigja është jo.
Dje është raportuar në mediat rumune se Savulescu pas rreth një viti në arrati i është dorëzuar autoriteteve italiane të cilat kanë nisur kontaktet me Bukureshtin zyrtar për ekstradim, proces i cili pritet të ndodhë në vazhdim.
Si rrjedhojë, postimi i sotëm i Martinit nuk është lëshim sepse Savulescu nuk po fshihet më dhe shumë shpejt do të ekstradohet drejt Rumanisë. Pjesën tjetër të zbatimit të vendimeve gjyqësore, na mbetet ta shohim. /Prive.al