Pas një pauze të gjatë, këngëtarja e njohur shqiptare i rikthehet muzikës (VIDEO)

By

Pas një pauze goxha të gjatë larg muzikës, këngëtarja e njohur shqiptare ka vendosur të rikthehet.

Bëhet fjalë për Nora Muçajn.

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në Instagram, në rrjetin në të cilin poashtu deri vonë nuk ishte e regjistruar.

“Pas në pauze të gjatë nga muzika po rikthehem me diçka të ëmbël, një këngë dhe tekst të bërë e thënë nga shpirti im. Muzika është vet jeta për mua”, ka shkruar ajo mbi një foto.

Përveç kësaj, ‘vjen së shpejti’ ishte përshkrimi tjetër duke paralajmëruar të gjithë që për një periudhë të shkurtër kohore do të kemi të reja nga ajo.

Më poshtë mund t’i dëgjoni dy nga këngët e saj nëse veç i keni harruar./Prive.al

Artikuj të ngjashëm