Ndonëse është ndër reperat e parë në Kosovë, Ergen Berisha, ndryshe prej miqëve të tij të ish grupit ‘NR’ka qëndruar disi në hije duke sjellur projekte më rrallë.
Nëse shikojmë ‘arkivat’ e Youtube kuptojmë se projekti i tij i fundit ishte ‘Devijim’ ft Nuke i realizuar dy vite më parë.
Një kohë relativisht e gjatë kjo pa ndonjë prurje personale të re edhe pse gjatë gjithë kësaj kohe Ergeni nuk është se ka qëndruar larg muzikës.
Ai ka gati tashmë një projekt të ri i cili do të jetë një lloj mjeti ‘rikthimi’ për të teksa më poshtë mund të shihni edhe trailerin e klipit të titulluar ‘Original Raptishë’. /Prive.al/