Aktorja njëherësh deputetja Adriana Matoshi ka bërë të ditur një lajm sa i përket gjendjes shëndetësore.
Nëntë vite pas betejës me tumorit të cilin e mposhti në mënyrë heroike teksa ishte shtatzënë, fakteqësisht sëmundja i është rikthyer.
Përmes një postimi të gjatë, deputetja ka shprehur emocionet e saj dhe vendosshmërinë e çeliktë për atë që e pret.
“Tash 9 vite ma vone, tu mos pushu kurre sa duhet, m’kapi lodhje prej angazhimeve te mija te shumta, stresi i akumulum mrena, mbingarkesat, krejt kto m’bonen me menu qe e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes.
Po aty e kuptova qe tumori ne tru ish rikthy prap.
Me misionin e njejt prap po m’doket, me m’tregu qe koha osht teper e vlefshme edhe duhna me kalu ma shume kohe me prind e mi, fmite e mi, te dashurin tem, me krejt shoqnine, koleget e njerzt qe duhemi pa kushte. Gjithçka po du ma shume.
Te merkuren duhna prap me u perballe mes jetes edhe vdekjes, ama e di qe rrugetimi jem ka me vazhdu se osht shume i gjate. Kom shume qytete t’botes pa i pa, shume skena te filmit pa shkele, shume role pa lujt, i kom fmite qe duhna me i bo t’zot e vetes…
I falenderoj nga zemra krejt doktoret profesionist me te cilet bashke kemi me luftu edhe ksaj here.
E falenderoj Zotin qe n’krejt kto sfida po m’jep force e vullnet. Une e kom besimin e plot te fuqia e tij edhe lutjet tuaja.
Besoj qe ne fund t’javes kom me u çu me sukses edhe kom me ju kthy komente pozitive krejt lutjeve t’juja edhe komenteve plot dashni.
JU DUA FORT” – është shprehur ajo mes tjerash.
Adriana jemi me ty! /Prive.al