Këngëtari Shkëlzen Jetishi ditën e sotme u ndërpre nga policia përgjatë koncertit të tij në zemër të Gjakovës.
Kjo për faktin e nisjes së grumbullimit të turmave dhe mos mbajtjes së distancës.
Se e kishte planifikuar të performojë më gjatë, e tha vetë këngëtari i cili duket të ketë gjetur zgjidhje për të vazhduar.
Ai me orkestrën dhe teknikën përcjellëse është zhvendosur në hapësirat e restorantit të tij, nga ku koncerti do të transmetohet në televizionin Dukagjini.
Xeni për t’iu gjendur pranë atyre që e pëlqejnë muzikën e tij duket se nuk ndalet dhe gjen forma për t’u përshtatur, pavarësisht gjithçkaje. /Prive.al