Pas ndarjes, Sara me shtëpi të re për vete e vajzën

By

Sara Hoxha duket se është gati për një hap të ri në jetën e saj.

Ajo shumë shpejt po bëhet me shtëpi në Tiranë, aty ku do të jetojë bashkë me vajzën e saj, Poem Blue.

Pas ndarjes nga Ledri, plani duket se është përshpejtuar dhe punimet po vazhdojnë me intenzitet të lartë.

Pak nga kjo pjesë, ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale ku ka zbuluar pjese të shtëpisë për të cilat më e emocionuara duket të ishte Poem.

‘Dje ishte një ditë e mirë por emocionale. Poi dhe unë e pamë shtëpinë tonë të re së shpejti. Ky është një proces shumë ekzaltues’, u shpreh Sara përmes një postimi.

Kujtojmë se pas ndarjes, Sara ka qenë shumë në lëvizje mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ajo shpesh është parë edhe në shtëpinë e familjes në lagjen Marigona duke krijuar mjegull dyshimi për ndarjen e cila pas muajsh spekulimesh u vulos përfundimisht nga Prive kohë më parë.

Artikuj të ngjashëm