Pas ndarjes nga Tuna, kjo është këngëtarja me të cilën po shoqërohet Cozman! (FOTO)

By

Çdo ndarje e çifteve, në rrjete sociale dhe përditshmëri përshkruhet si një gëzim për femrat e hidhërim për meshkujt.

Megjithatë, një teori të tillë po e hedh poshtë komplet reperi Cozman që pasi përmbylli një kaptinë 4 vjeçare dramash të ndarjeve e bashkimeve me Tunën, më në fund është i lirë si një zog.

Periudhën prej ndarjes e tutje, Cozman e ka përballuar në mënyrën më të mirë të mundshme mes Londrës e Prishtinës, pranë shokëve dhe në ‘dashurinë e tij të re, fitnesin.

E pikërisht kjo e fundit po e bën bashkë Cozyn me një kolege të tij, Morena Tarakun.

Bukuroshja dhe reperi kanë të njejtin trajner, Dj First dhe duket se ky i fundit po shërben si urë lidhëse që dyshja pos palestrës, kohë të gjejnë bashkë edhe për pije, siç vepruan sot.

Nuk dihet nëse relacioni i tyre mund të kaloj suazat e miqësisë por me një status prej beqarësh të cilin të paktën publikisht e kanë të dy, asnjë opsion nuk do ishte për t’u përjashtuar në të ardhmen. /Prive.al/

1465475926729

 

Artikuj të ngjashëm