Gerard Piqué thuhet se po takohet fshehurazi me një studente 23-vjeçare, dy muaj pasi u zbulua ndarja e tij me këngëtaren Shakira.
U njoftua në qershor se çifti Shakia- Pique kishin kërkuar kohë për lidhjen e tyre 11-vjeçare, madje lëshuan një deklaratë të përbashkët.
Por Gerard me sa duket tashmë është larguar nga partnerja e tij afatgjatë pasi ‘The Sun’ raporton se ai ka krijuar një romancë me Clara Chia Marti, të cilën ai thuhet se e ka takuar ndërsa ajo ishte duke punuar në kompaninë e tij të prodhimit Kosmos.
Ndërsa ndarja e tij nga Shakira-n u zbulua vetëm në qershor, botimi raporton se Gerard dhe Clara – e cila është 12 vjet më e re – janë takuar me njëri-tjetrin ‘për muaj të tërë’.
Një burim i tha The Sun: “Gerard dhe Clara janë takuar me njëri-tjetrin për muaj të tërë. Ajo është një studente që punon për të edhe në zyrën e tij, duke organizuar evente”.
“Ata kanë heshtur për marrëdhënien e tyre, por të gjithë ata rreth tyre e dinë se çfarë po ndodh”.
Ata shtuan: “Njerëzit e kanë ndihmuar atë të mbajë në heshtje romancën dhe kanë fshirë llogaritë e mediave sociale të Clara-s në mënyrë që njerëzit të mos mund të gjejnë fotot e saj. Vetëm kjo i bën të mendojnë se ai është në të vërtetë shumë serioz për të qenë me të.’