Dy ditë më parë, Prive.al zbuloi se Mark Marku dhe Nora Muçaj janë ndarë pas afro pesë vitesh martesë e edhe më shumë vite bashkë.
Informacioni u konfirmua nga burime të sigurta pranë tashmë (ish)-çiftit.
Vet Marku dhe Nora nuk janë prononcuar (ende) sa i përket këtij zhvillimi por sjelljet në rrjete sociale lënë të kuptohet diçka e tillë.
Ata nuk kanë më asnjë foto me njëri-tjetrin.
E Nora, pas ndarjes ka vendosur t’i kthehet rrjeteve sociale. Ajo së fundmi është ‘aktivizuar’ në Instagram duke e rihapur llogarinë pas plot shtatë muajsh mungesë.
View this post on Instagram
Në planin profesional, aktorja është angazhuar së fundmi në serialin e ri vendor “Sha je be tu folen”, një angazhim i cili mesa duket ka ardhur në kohën e duhur duke zhvendosur pak vëmendjen nga zhvillimet e jetës private. /Prive.al