Pas ndarjes nga i fejuari, Jennifer Lopez i kthehet ish-partnerit?

By

Së fundmi, Jennifer Lopez ka njoftuar për ndarjen nga sportisti, Alex Rodrigues pas katër vjet lidhje.

Por këngëtarja nuk po zhytet në hidhërim dhe vuajtje, sepse raporte të reja, pretendojnë se ajo i është rikthyer ish-partnerit.

17 vite pas ndarjes së tyre, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket se nuk janë më miq, por diçka më shumë.

Pasi të dy morën pjesë në koncertin e VAX Live në Los Angeles ditën e diel, ata udhëtuan bashkë drejt Yellowstone Club në Montana ku thuhet se ata të dy kanë pushuar bashkë aty për rreth 1 javë.

“Ata të dy ishin vetëm. Vetëm ata të dy”, tha një burim për E! News.

Ata kanë qëndruar bashkë në një njëjtin resort dhe kanë udhëtuar me njëri-tjetrin me një makinë. Pasi kanë përfunduar pushimet ata janë larguar sërish me njëri-tjetrin dhe pasi arritën në Los Angeles shkuan bashkë në shtëpinë e J.Lo në Bel-Air. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm