Nuk ka shumë ditë që ajo është ndarë nga bashkëshorti…
Por, me sa duket Adele ka gjetur një të dashur të ri.
Këngëtarja është parë duke u puthur me një djalë i cili poashtu kishte mjekër, në New York.
Javën e kaluar, Adele konfirmoi se ajo dhe burri i saj Simon Konecki, i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.
The Sun raporton se këngëtarja dhe burri misterioz janë parë së bashku disa herë edhe pse gjërat nuk janë akoma serioze.
“Adele është një grua e fortë dhe ka vendosur të vazhdojë jetën e saj”, tha një burim.
“Ajo u pa duke u puthur me një zotëri shumë të bukur në një bar në New York. Ai kishte një mjekër të madhe njësoj si ish-burri i saj por ishte më i hollë dhe më i pastër”, vazhdoi burimi.
Mendohet se Adele dhe Simon ishin takuar për pesë vjet përpara se të martoheshin në vitin 2016.
Simon, ish-burri i saj dhe këngëtarja kanë një djalë së bashku me emrin Angelo./Prive.al