Ka linja fantastike dhe është ndër vajzat e shoubizit që i ka kushtuar gjithmonë shumë rëndësi palestrës.
Këngëtarja e famshme Morena Taraku, e cila sapo i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin iranian Sasha Sobhani, po ia dëshmon çdo ditë miliarderit se çfarë ka humbur.
Taraku që së fundmi është zhvendosur të jetojë në Stamboll të Turqisë, ka realizuar një pozë tejet sensuale e provokative në një vend që duket të jetë ura e Bosforit në njërin prej qyteteve më atraktive të botës.
E veshur në një fustan veror me paterna prej lulesh, Taraku ka shfaqur këmbët e tonifikuara e ulur në mbajtësen anësore të një jahti luksoz. /Prive.al
https://www.instagram.com/p/BkswKieAoHm/?taken-by=morenataraku