Nuk iu zgjati shumë.
Pas afro dy muajsh bashkë, Ana dhe Arsimi, dy ish-konkurentët e “Përputhen” u ndanë vetëm rreth dy javë pasi Ana e përcolli Arsimin në aeroport.
Prive mësoi se çifti janë zënë në distancë, teksa Ana ishte në Tiranë e Arsimi në Zvicër.
Tashmë kur duket se nuk ka kthim prapa, Ana ka pasur një pyetje që duket e drejtpërdrejtë dhe ‘therrëse’ për Arsimin.
Në fotografitë e fundit të postuara, ajo është shprehur:
“Kur për mua të pyet bota, a të vjen keq që s’jam e jotja?”
Kujtojmë se Arsimi pas ndarjes publikisht e thumboi Anën duke e konsideruar si të ‘denjë për çmimin Oscars në aktrim’. /Prive.al
View this post on Instagram