Pas ndarjes, aktorja e njohur nis lidhje të re dashurie

By

Bella Thorne ka një dashuri të re në jetën e saj!

Tre muaj pasi anuloi fejesën e saj njëvjeçare me Benjamin Mascolo, aktorja dhe këngëtarja 24-vjeçare po takohet me Mike Emms, producentin e filmit dhe televizionit që qëndron pas dokumentarëve të njohur të Netflix ‘Bad Vegan, konfirmon “People”.

“Është e re dhe ata po argëtohen”, thotë një burim pranë çiftit. “Ata janë në lidhje për rreth një muaj.”

Në fillim të kësaj jave,Thorne dhe Emms u panë me një grup miqsh. Një shikues tha se Thorne u pa “duke kërcyer nën muzikën e The Weeknd” teksa ajo lundronte në një labirint.

Ndërsa, muajin e kaluar, DailyMail raportoi se Thorne dhe Emms u panë duke u puthur teksa po shijonin një jaht me pushime në Mykonos, Greqi.

Artikuj të ngjashëm