Është martesa e dytë në pak vjet së cilës i dha fund. Fillimisht u nda nga Brad Pitt.
Aktorja e famshme amerikane Jennifer Aniston, është përpjekur që të mbajë profil të ulët ditëve të fundit pas ndarjes me aktorin Justin Theroux.
Çifti lajmëruan për ndarjen e tyre përmes një deklarate të përbashkët, ndërsa Aniston është parë duke u larguar nga një teatër në SHBA, ku po shfaqej premiera e filmit të mikut të saj Jason Bateman.
Nuk ka dyshim që Jen nuk donte të tërhiqte vëmendjen dhe ishte veshur me një pallto të zezë, e cila nuk binte në sy megjithatë, fytyra e saj përçonte mërzi. /Prive.al