Pas koncertit për Pavarësi, ky është destinacioni tjetër i Elvana Gjatës (FOTO)

By

Elvana Gjata u rikthye pas disa muajsh me koncert për 10-të vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, me ftesë të bashkëshortes së Kryeministrit Ramush Haradinaj, Anitës.

Pas asaj dite, Elvana publikoi dy këngë të reja, “Tavolina e Mërzisë” dhe kolonën zanore të filmit “2 Gisht Mjaltë”, por nuk u pa në koncerte.

Megjithatë ajo u rikthye sërish.

Destinacioni i radhës për këngëtaren është Zvicra.

Ajo njoftoi ndjekësit se do të jetë në njërin prej klubeve më të mëdha të shqiptarëve në Zvicër këtë të shtunë.

Pra, të gjithë ju që e adhuroni muzikën e saj dhe e keni afër Zvicrën, keni mundësi ta dëgjoni atë nga afër./Prive.al

Artikuj të ngjashëm