Pas interpretimit të “Mora Fjalë” nga banorët e ‘BBVK’, ky është reagimi i Gresa Behlulit

By

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm Prime, banorët e Big Brother VIP Kosova janë ulur në sofrën tradicionale shqiptare, ndërsa ia “krisën” edhe këngës.

Këngët ikonike patriotike “Mora Fjalë” dhe “E kam emrin kosovar”, të këngëtares Shkurte Fejza ishin mes të përzgjedhurash për tu kënduar nga ‘nysat’.

Konkurrentët e shtëpisë së “Vëllait të Madh” kanë përcjellë emocione të veçanta me interpretimin e tyre të përbashkët.

 

Pas interpretimit të banorëve të shtëpisë më të famshme në vend, ka reaguar vajza e Shkurte Fejzës, këngëtarja Gresa Behluli, e cila përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, u shpreh:

“Festat nuk kanë kuptim pa këngët e Shkurte Fejzës”

Sigurisht që interpretimi i “Mora Fjalë” ishte një moment emocionues për të gjithë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm