Ka rreth dy muaj që profili i prezantueses Arbana Osmani është dominuar nga vetëm një pyetje – Pse nuk i hidhni videot e emisionit në Youtube?
Programi ‘Dua të të bëj të lumtur’ që ka ngjallur vëmendje në sezonin e dytë të tij, pas rreth dy javësh u zhduk nga Youtube dhe nuk u postua më kurrë.
Një gjë e tillë shkaktoi shumë pakënaqësi mes ndjekësve të programit të cilëve dëshira u është plotësuar pas rreth një muaji e gjysmë.
Ditën e sotme, për të parën herë që prej fillimit të Prillit puntatat janë postuar në Youtube, dke plotësuar këtë kërkesë të ndjekësve.
Arsyet e kësaj bllokade nuk u kuptuan ndonjëherë por u dyshua që një gjë e tillë mund të lidhet me faktin që emisioni është kopje deri në detaje të skenografisë e formatit të njejtë të prezantuar në Itali nga Maria De Filippi. /Prive.al