“Me fjalë të vogla”, “Plas”, “Thjesht të du” e “Me sy mbyllur” janë disa prej perlave të Flori Mumajesit. Por, ka disa kohë që ato nuk janë në Youtube.
Lexoni më shumë më poshtë:
Flori Mumajesi i është kthyer rrjeteve sociale duke lëshuar deklarata pak të çuditshme, të cilat janë interpretuar si shenjë e një ngarkese emocionale të theksuar.
Lexoni më shumë më poshtë:
Mirëpo kjo nuk është e fundit që vjen nga Flori. Ai para disa minutash ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram duke shpejguar se si një këngë e tij e përgatitur vite më parë ka mbetur akoma në arkivat e tij pa u publikuar.
Ai ndezi kompjuterin e tij të vjetër ku ka të ruajtur po atë këngë dhe sqaron se ka kërkuar ndihmën e mikut të tij DJ Vik Kraja i cili po punonte në rikthimin e këngës.
Në videon që ai ka ndarë, DJ thotë se kënga do të publikohet ‘sonte sa më parë’.
Të gjithë fansat e Florit do të kenë një këngë të re nga artisti. Ndiqni më poshtë videon që ai ka ndarë në Instagram. /Prive.al