Pas fejesës Arian Grande bombardon të fejuarin me deklarata romantike

By

Duket që ajo ka prekur qiellin e shtatë. Këngëtarja amerikane Ariana Grande po përjeton lumturi të madhe pas fejesës me të dashurin e ri, komedianin Pete Davidson.

Menjëherë pasi lajmi mori dhenë, këngëtarja 24 vjeçare ka shpërndarë një thënie nga filmi Wicked, por më pas e ka fshirë.

“Thuaju atyre se tani po e definoj gravitetin”, kishte shkruar Ariana, e më pas ishte bërë pishman.

E më pas ajo ka shkruar në Twitter një tjetër mesazh ku thuhej: “të dua shumë, pafshim”, duke shtuar edhe një numër të madh emojis prej majmunësh që fshehin sytë, e duket sikur kanë turp. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm