Këngëtarja e moderatorja shqiptare Orinda Huta tani e tutje s’do njihet zyrtarisht me këtë mbiemër.
Ajo pas dy vitesh martesë me Turjan Hyskon, ka vendosur që ta marrë në dokumente mbiemrin e tij.
Ndërsa lajmin moderatorja e ka ndarë me të gjithë ndjekësit virtual përmes një fotoje të pasaportës së saj personale.
Por ajo ka treguar se pse ka vendosur që ta marrë mbiemrin e bashkëshortit dhe ta heq atë të vajzërisë, me të cilin e njeh edhe publiku i gjerë.
“Hahahahah u bëra ‘Hysko’ për një arsye…Zonjat e gjendjes civile më pyetën mbi 10 herë në isha e sigurt, kujtonin se ishte Turjani arsyeja, por i thashë jo është vendim personal unë do jem gjithmonë një ‘Huta’ gjithsesi me shumë qejf…P.S. kjo gjë ndodhi që kur u martuam, tani thjesht më skadoi pasaporta”, ka shkruar ajo pranë fotos.