Aktorja e njohur konfirmon se është bërë sërish nënë

By

Aktorja angleze, Carey Mulligan, ka treguar në një intervistë për Vogue, se solli në jetë fëmijën e tretë me Marcus Mumford.

Megjithatë, mosha dhe gjinia e saktë e foshnjës ende nuk janë bërë publike.

Artikulli vë në dukje se Mulligan ishte gjashtë javë pas lindjes në kohën e intervistës dhe aktorja hyri e hutuar në “një kafene në Londër me njollën e verdhë të rrjedhjes së pelenave në bluzën e saj”.

“Ja ku jam, gati për Vogue”, tha Mulligan para se t’i thoshte fëmijës së saj, “Po të ndërroj ty dhe më pas do t’i gjejmë mamasë një këmishë tjetër”, raporton Entertainment tonight, transmeton Klankosova.tv.

Duke folur për jetën e saj familjare, Mulligan iu referua orarit të saj të përditshëm si “shumë normal”, duke thënë se ajo është e zënë me “vrapimet në shkollë, drekat e së dielës” dhe “logjistikë të ndërlikuar”.

Mulligan dhe Mumford u martuan në vitin 2012 dhe e kanë mbajtur kryesisht lidhjen dhe jetën e tyre familjare private.

Përveç fëmijës së tyre të tretë, çifti ka edhe vajzën Evelyn Grace, 7 vjeç dhe djalin Wilfred, 5 vjeç. /Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm