Gjatë pasdites një ndër lajmet që qarkulloi në mediat shqiptare ishte prishja e shoqërisë së këngëtarit Alban Ramosaj dhe modeles Oriola Marashi.
Ftohja e marrëdhënies mes tyre duket që ka ndodhur para dy muajsh, siç ka treguar fotografi Endrit Mërtiri në një postim të tij ku i kërkonte të pajtoheshin.
Pak më orë më vonë, kanë filluar dhe lëvizjet nga të dy palët ku përmes ‘insta story’ kanë treguar se janë pajtuar.
Ramosaj, për bukuroshen që së fundmi u rekrutua nga OTR u shpreh se ‘thellë brenda tij vazhdon ta do atë’.
Arsyeja se pse janë prishur në fillim nuk u zbulua, por përmirësimi i raporteve është gjithmonë gjë e bukur./Prive.al