Pas duetit të suksesshëm me 2TON, Donjeta vjen solo (VIDEO)

By

“Sa Gabime” ishte bashkëpunimi i parë i artistes së re Donjetës me 2TON.

Projekti i cili ka arritur mbi 9 milionë klikime në youtube, bëri që këngëtarja të njihet më shumë në publik për zërin e saj të veçantë.

Pas duetit, Donjeta e ka pothuajse gati këngën e saj të re e cila quhet “A e din”.

Madje këngëtarja ka ndarë pak pjesë nga kënga përmes një videoje të postuar në Instagram.

Nëse nuk e dini, Donjeta menaxhohet nga Bini Nebihu i cili është në krye të Diez Production, aty ku artistja punon këngët./Prive.al

Artikuj të ngjashëm