Mbrëmjen e së dielës në Rusi është zhvilluar ndeshja e Kampionatit Botëror në mes Brazilit dhe Zvicrës, ku siç dihet në skuadrën e Zvicrës luajnë 3 shqiptar ndërmjet tyre edhe futbollisti i njohur Blerim Xhemajili.
Tanimë Erjona Sulejmani, ish gruaja e Blerim Xhemajlit që luan për kombëtaren Zvicerane, është pjesë e emisionit sportive në RTSH, ku dhe komenton ndeshjet që luhen në Kampionatin Botëror.
Mbrëmjen e djeshme asaj i është dashur të komentojë edhe performancën e ish bashkëshortit të saj.
Ndonëse nuk ka nguruar të jap një koment, Erjona ka zgjedhur ta injorojë atë duke mos ja përmendur fare emrin dhe duke e thumbuar keq për paraqitjen e tij në fushë.
“Numri 15 (Xhemaili) m’u duk pak i lodhur në fushë. Sigurisht ai arriti të marrë një barazim me vlerë, por gjithsesi i lodhur ishte”, ka thënë Erjona.