Pas një turneu të suksesshëm dhe pushimeve në det, 2TON bëri një paralajmërim.
Reperi nga Ferizaj, hyri në Instagram për të njoftuar se ai ka gati diçka por nuk ka dhënë detaje më shumë.
E gjitha çka ka shkruar 2TON është: “Javën tjetër”, poshtë një fotografie të tij të shkrepur në Zvicër.
Ndryshe, “Ca Va” është projekti i tij i fundit muzikor i cili pati shumë sukses dhe mblodhi miliona klikime në youtube.
Neve dhe juve na mbetet të presim deri javën e ardhshme për të parë çfarë ka përgatitur artisti…/Prive.al