Një koncert humanitar po paralajmërohet në Durrës pas tërmetit që ka goditur Shqipërinë.
40 njerëz kanë vdekur dhe mbi 650 të tjerë janë lënduar si pasojë e dridhjeve të forta që më së shumti janë ndjerë në Durrës dhe Thumanë.
Pas shumë ndihmave që erdhën nga Kosova dhe e gjithë diaspora ku ka shqiptarë dhe vendet fqinje, edhe një koncert humanitar e ka paralajmëruar Inva Mula.
Ajo hyri në Instagram për të postuar një fotografi në të cilën shkruan: “Të gjithë artistët në koncertin maratonë, edhe unë. 7 dhjetor në teatrin e Durrësit”.
Ende nuk ka detaje të tjera rreth këtij koncerti./Prive.al