Para Noizyt, një tjetër këngëtar i njohur shqiptar, mik me Kay One

By

Ditën e djeshme, Prive.al raportoi mbi fluturimin e heshtur drejt Prishtinës të një prej emrave më të njohur të muzikës gjermane, Kay One.

Reperi me emër u takua me kolegun e tij, Noizyn në kryeqendrën kosovare.

Por duket se miqësia me shqiptarë për Kay One as nuk ka nisur e as nuk mbaron me Rigelsin.

Paraprakisht, reperi gjerman ka konsoliduar një miqësi të mirë me Ardian Bujupin që daton tash e disa vite.

Mes dy emrave, vitin e kaluar ishte përfolur edhe një bashkëpunim i cili akoma ekziston si opsion.

I kontaktuar, menaxheri i Ardian Bujupit deklaroi se ka kërkesë për duet mes dy artistëve por aktualisht mbeten të shqyrtohen mundësitë për realizimin e këtij bashkëpunimi.

Ndryshe, javën që lamë pas, Kay One ishte prezent në njërin prej koncerteve të Ardian Bujupit në Austri si shenjë e miqësisë mes dyshes. Duket se me gjithë këto lidhje me shqiptarët, një bashkëpunim i gjermanit me ndonjë artist tonë do jetë thjesht çështje kohe. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm