Në Qershor, Prive.al zbuloi se këngëtarja Dua Lipa është në një romancë të re.
Ky lajm erdhi surprizë për shumëkë sepse ishte në një interval tejet të shkurtër kohor nga zhvillimi i fundit – ai i ndarjes së Duas me Isaac Carew.
Tashmë, vëllai 20-vjeçar i motrave Hadid, Anwar është edhe zyrtarisht ‘dhëndërr’ i shqiptarëve që ka marrë vëmendje të madhe pas fotove me Duan.
Por a e keni ditur se për kë është lakuar paraprakisht emri i Anwar për një lidhje të dashurisë?
Mediat botërore kanë shkruajtur për dyshimet e një romance me Kendall Jenner. Dyshimet kishin nisur nga frekuentimet e vendeve të përbashkëta dhe detajve në veshje që dyshja kishin shkëmbyer me njëri-tjetrin, sidoqoftë gjërat asnjëherë nuk morën një trajtë serioze.
Dua duket të jetë vajza që pa asnjë mëdyshje i ka vjedhur zemrën Hadid dhe këtë gjë ai nuk ka ngurruar ta tregojë në sytë e publikut që në ditët e para të konsolidimit të lidhjes. /Prive.al