“PANTE REI” kënga e LGBT përkrahet nga artistët! (Video)

By

Fundjavën e kaluar në Galerinë Kombëtare me shumë pak të ftuar por të zgjedhur u promovua një këngë ndryshe nga të tjerat.

Shkumbin Tafilaj prezantoi projektin debutues ‘Pante rei’ që vjen në përkrahje të komunitetit LGBT dhe pasqyron realitetin e tyre në Kosovë.

I gjithë ambienti ishte i dekoruar me ngjyrat e flamurit që përfaqëson ky komunitet.

Pasi erdhën të ftuarit, klipi u shfaq dhe u vlerësua shumë lart realizimi i saj.

Përpos që u duartrokit si projekt, të ftuarit edhe një herë bën apel për largimin e diskriminimit.

Materialin e plotë të gazetarit VLORIJAN HALILI mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.

Artikuj të ngjashëm