Pamjet që po bëjnë xhiron, vokalisti i Italisë u drogua mbrëmë në Eurovision?

By

Është krijuar një polemikë e madhe për fituesit e sivjetmë të Eurovisionit.

Në rrjete sociale është pretenduar se Damiano David, nga grupi përfaqësues i Italisë ka qenë duke marrë drogë gjatë spektaklit.

Ky dyshim lindi pasi ai u pa i kërrusur në tavolinë duke bërë që ndjekësit të jenë të bindur se bëhet fjalë për kokainë.

Reagimi ka qenë i menjëhershëm.

Anëtari i grupit i ka mohuar raportimet duke thënë se po ‘mblidhte copat e xhamit’ nga thyerja e gotës nga kitaristi.

‘Thomas [kitaristi Thomas Raggi] theu një gotë… Unë nuk përdor drogë, ju lutem djema, mos e thoni atë.

‘Mos e thuaj atë me të vërtetë. Jo kokainë, të lutem, mos e thuaj atë. ’

Më pas grupi postoi një deklaratë në story-t e tyre në Instagram duke thënë: ‘Ne jemi vërtet të tronditur për atë që disa që po pretendojnë se Damiano ka marrë drogë. ‘Ne me të vërtetë jemi kundër drogës dhe kurrë nuk kemi përdorur kokainë. Ne jemi gati të testohemi, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur. Ne jemi këtu për të luajtur muzikë dhe ne jemi kaq të lumtur për fitoren tonë në Eurovision dhe duam të falënderojmë të gjithë që na mbështetën. ‘

Artikuj të ngjashëm