Pamje të vilës mbresëlënëse të familjes Fejzullahu në Brezovicë

By

Karantinën, familja Fejzullahu ka vendosur ta kalojë në Brezovicë.

Larg kaosit e stresit që ofron Prishtina këto ditë, Sabriu, Ermali dhe Ariana bashkë me fëmijët qetësinë e kanë gjetur në një prej vendeve më piktoreske të Kosovës, aty ku kanë edhe vilën.

E me këtë të fundit, Ermali na ka njohur përmes postimeve në InstaStory.

Ai ka ekspozuar tek ndjekësit e tij pamje mbresëlënse nga oborri i vilës në të cilën po qëndrojnë tash e dy javë.

Sakaq, nga familja mungon Nera e cila është bllokuar përtej oqeanit në Amerikë pas vendimit të pezullimit të linjave ajrore në tentim për të frenuar pandeminë COVID-19. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm