Pamela Anderson, 56 vjeç, pati një pamje mahnitëse, pa grim të enjten në prezantimin e koleksionit të modës të veshjeve të grave Isabel Marant, Pranverë/Verë 2024, si pjesë e javës së modës në Paris.
Anderson i mbante flokët e saj të gjata, bjonde, të lëshuara, duke i lënë të vërshojnë mbi supet e saj, ndërsa lëkura e saj natyrale, pa njolla shkëlqente.
Ajo bëri një buzëqeshje para kamerave duke treguar pamjen e saj të freskët, e cila gjithashtu shfaqte vetullat më të holla, të stilit të hershëm.
Ylli i “Baywatch” kishte veshur një fustan midi me prerje modeste, pa mëngë dhe me teksturë të verdhë të ndezur. /Prive.al