Pak para lansimit të klipit, ja çfarë bëjnë bashkë Mozzik dhe Loredana

By

Së fundmi ata kanë marrë detyrën më të rëndësishme në jetë – PRINDËRIMIN.

Dhe anash të gjitha obligimeve të tjera nga karriera, dy këngëtarët Mozzik dhe Loredana, kanë gjetur ca ditë pushimesh për t’i kaluar në Kosovë, bashkë me të bijën e tyre Hanën.

Dyshja që pritet këto ditë ta lansojnë këngën e tyre “Romeo & Juliett”, janë arratisur në malet e Sharrit, përkatësisht në Brezovicë për pushime dimërore dhe po e shijojnë borën e skijimin së bashku.

Me ta sigurisht është edhe vogëlushja Hana , i cila është ndër fëmijët më të famshëm kosovarë, pasi që tani e vetme, numëron më shumë se 200 mijë ndjekës në llogarinë  e saj në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm